Kulturë Shënim

Një fotografi e vitit 1941 dhe çështja e lirisë: Bremeni nderon Lea Ypin

Lea Ypi është fituesja e çmimit Hannah Arendt për mendimin politik për vitin 2026. Ceremonia është parashikuar të mbahet më 10 dhjetor në bashkinë e Bremenit.

Redaksia e KORNIZA-s1 min. lexim
Lea Ypi, me bluzë të gjelbër, buzëqesh e ulur në tryezë.
Lea Ypi në bisedë me China Miéville në British Library më 2022. Pamje nga regjistrimi. The British Library · CC BY 3.0

Një i panjohur publikon një fotografi në internet. Lea Ypi dallon gjyshen e saj, Lemanin, në Alpe gjatë muajit të mjaltit më 1941. Kur ishte fëmijë, Ypit i kishin thënë se dokumentet për rininë e gjyshes ishin shkatërruar në vitet e para të regjimit komunist në Shqipëri. Nga kjo fotografi zë fill libri “Indignity”. Si rrëfehet një jetë kur kujtesa familjare dhe dëshmitë që kanë mbijetuar nuk përputhen plotësisht?

Juria e çmimit Hannah Arendt vlerëson pikërisht lidhjen që krijon Ypi mes përvojës vetjake dhe gjykimit politik. Më 11 dhjetor, një ditë pas ceremonisë, është planifikuar një simpozium në teatrin e Bremenit.

Burimet