Dizajn Shënim

Studentët prezantuan në kalanë e Gjirokastrës studimet për ruajtjen e banesave historike

Në kalanë e Gjirokastrës, studentët prezantuan punën e tyre për trashëgiminë arkitekturore të zonës. Për të studiuar banesat dhe një kishë, ata ndërthurën matjet digjitale me njohuritë për teknikat tradicionale të ndërtimit.

Redaksia e KORNIZA-s1 min. lexim
Një rrugë e ngushtë me kalldrëm kalon mes shtëpive të bardha me çati prej guri gri. Përpara dyqaneve, mallrat janë ekspozuar nën tenda.
Qyteti i vjetër i Gjirokastrës në vitin 2018. Fotografi nga Radosław Botev. · CC BY-SA 4.0 · https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0/

Në qendër të Kampit të Restaurimit të këtij viti në Gjirokastër ishin tetë banesa me statusin e monumentit të kulturës. Studentët dokumentuan gjithashtu Kishën e Shën Kollit në Saraqinisht dhe banesën Zahari Sterio në Derviçan. Nën drejtimin e specialistëve, studentët përdorën skanimin 3D për të studiuar ndërtesat dhe morën parasysh teknikat tradicionale të ndërtimit gjatë analizës. Në përfundim të kampit, i paraqitën rezultatet në një ekspozitë në kalanë e Gjirokastrës.

Kampi është pjesë e projektit evropian BAUHAUS4EU. Atë e organizuan Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe me mbështetjen e Bashkisë së Gjirokastrës. Sipas ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, rezultatet e këtyre studimeve pritet të shërbejnë për programin e planifikuar për vitin 2027 për mbrojtjen e monumenteve të rrezikuara.

Burimet