Në qendër të Kampit të Restaurimit të këtij viti në Gjirokastër ishin tetë banesa me statusin e monumentit të kulturës. Studentët dokumentuan gjithashtu Kishën e Shën Kollit në Saraqinisht dhe banesën Zahari Sterio në Derviçan. Nën drejtimin e specialistëve, studentët përdorën skanimin 3D për të studiuar ndërtesat dhe morën parasysh teknikat tradicionale të ndërtimit gjatë analizës. Në përfundim të kampit, i paraqitën rezultatet në një ekspozitë në kalanë e Gjirokastrës.
Kampi është pjesë e projektit evropian BAUHAUS4EU. Atë e organizuan Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe me mbështetjen e Bashkisë së Gjirokastrës. Sipas ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, rezultatet e këtyre studimeve pritet të shërbejnë për programin e planifikuar për vitin 2027 për mbrojtjen e monumenteve të rrezikuara.




